Presidenti turk Erdogan ka anuluar të gjitha takimet elektorale që kishte planifikuar për ditën e sotme për shkak se gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar. Lajmin e ka bërë me dije ai vetë, i cili është shprehur se ka marrë pak kohë për t’u qetësuar, për të vijuar më pas programin elektoral në ditët në vijim.
“Dua të falënderoj çdo pjesëtar të kombit tim të dashur, secilin nga vëllezërit dhe motrat e mia për urimet e tyre të mira dhe lutjet e tyre për shkak të një problemi të vogël shëndetësor që pata për shkak të programit tim të ngjeshur.
Fatkeqësisht, nuk do të mund të takohem sot me bashkëpatriotët e mi nga Kirıkkaleli, Yozgat dhe Sivas. Unë u kërkoj të gjithëve të më falin. Fuat Oktay do të marrë pjesë në takimet në Kırıkkale, Yozgat dhe Sivas në emrin tonë.
Me dëshirën e Perëndisë, do ta vazhdojmë programin që nesër. Ne do të vazhdojmë të punojmë për ta sjellë vendin tonë të dashur në objektivat tona. Me këtë rast, u uroj shëndet, paqe dhe begati të gjithë shtetasve të mi,” tha presidenti 69-vjeçar turk në llogarinë e tij në Tuitter me më pak se 20 ditë nga zgjedhjet e 14 majit.
Në Turqi njerëzit janë të shqetësuar për shkak të shëndetit të përkeqësuar të Erdogan. Kjo u pa edhe gjatë një interviste, ku moderatori u detyrua që të jepte reklama pasi Erdogan nuk ndihej mirë dhe kamera nuk e fiksoi atë në asnjë moment, por u dëgjua të thoshte “O Zot i madh”.
Erdoğan’ın canlı yayınını “Eyvah eyvah” diyerek bir anda kestiler pic.twitter.com/LTjpzn3a3T
— Bahadır Telci (@purplebixi) April 25, 2023