Ambasadorёt e vendeve anëtare tё Bashkimit Evropian pritet sot tё votojnё nё lidhje me propozimin e fundit tё presidencёs çeke pёr liberalizimin e vizave pёr Kosovёn sipas tё tё cilit, liberalizimi hyn nё fuqi kur sistemi ETIAS bёhet funksional, e jo mё vonё se më 1 janar tё vitit 2024.
Ky votim ishte paraparё tё ndodhё javёn e kaluar, por u hoq nga agjenda pёr shkak tё situatёs nё veri e nё dritё tё takimit tё pasuksesshёm tё liderёve qё u mbajt më 21 nёntor.
Votimi pritet tё bёhet pa diskutime paraprake dhe nё kёtё mёnyrё mundёsohet vazhdimi i procedurave relevante legjislative qё do të çojnë deri te vendimi përfundimtar pёr liberalizimin e vizave.