Enkel Joti nuk do të jetë më drejtori i RTSH. Ai ka dhënë dorëheqjen ditën e sotme në një takim që pati me kryeministrin Edi Rama, e ndërsa ka marrë një tjetër post. Ai është bërë zv.ministër i mbrojtjes dhe do të kujdeset për sektorin e Emergjencave Civile.
Në shkresë thotë se dorëheqja është e parevokueshme nga posti që e mbante prej vitit 2021.
“Në zbatin nenit të 106 të ligjit nr. 97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë” të ndryshuar, Statutit të RTSH-së nr.98/2016, ju paraqes dorëheqjen time të parevokueshme nga posti i Drejtorit të PËrgjithshëm të Radio Televizionit Shqiptar (RTSH)”, thuhet në shkresë.
Më 15 nëntor 2021, u zgjodh sot si Drejtor nga Këshilli Drejtues i Radio Televizionit Publik Shqiptar me votim të fshehtë të 9 anëtarëve të Këshillit Drejtues me tre të pestat e votave. Më herët ka qenë drejtues i Top Medias.