Endri Shabani nga “Nisma Thurje” do të kandidojë për Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet vendore të 14 Majit.
Ai i bashkohet një liste të gjatë emrash nga opozita, që kanë deklaruar kandidimin kundër Erion Veliajt në Tiranë.
Lista përfshin Belind Këlliçin, Ilir Alimehmetin dhe Gert Bogdanin nga PD-ja, dhe Fabian Topollaj nga Bindja Demokratike. Kujtojmë këtu se “Nisma Thurje”, në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2021 kandidoi Rudina Hajdarin për deputete, vajzën e ish themeluesit të PD, Azem Hajdari, e cila mori 517 vota. Po sot, kandidat i opozitës ka dalë edhe ish-deputeti Kujtim Gjuzi.