Është rënduar bilanci i ngjarjes tragjike të ndodhur së fundmi në New York. Mësohet se i vdekur ka mbetur edhe shqiptari, Florind Belliu. Ai është hedhur pas bashkëshortes së tij dhe ka vdekur në vend gjithashtu.
Çifti kanë lënë pas dy fëmijë të vegjël, ndërsa mësohet se janë hedhur nga kati i gjashtë. Florindi kishte probleme të shëndetit mendor ditët e fundit.
Florindi ishte 35 vjeç, ndërsa Ornela 28. Ajo që e bën edhe më shokuese ngjarjen është fakti se 28-vjeçarja ishte shtatzënë. Në Amerikë bashkë me familjen ishte edhe mamaja e Florindit. Ky i fundit ka qenë aktor në Shqipëri, para se të ikte në New York.