Biznesmeni shqiptar Fatmir Ara, 43-vjeç është gjetur në një zonë në fshatin San Carlo Cavanese (Torino). 43-vjeçari është i qëlluar me armë dhe është gjetur në tokë pa hapa larg një karroce të parkuar përgjatë një rrugice të vogël. Fatmir Ara rezultonte i zhdukur që prej dy shtatorit.
Ndërkohë ditën e djeshme karabinierët e kompanisë Venaria, gjatë kërkimeve e gjetën atë në një fushë të San Carlo Canavese, në fshat. Sakaq hetimet po koordinohen nga prokuroria e Ivreas.
Biznesmeni shqiptar në 2018 u arrestua për dhunë dhe armëmbajtje pa leje:
Biznesmeni Fatmir Ara nuk është emër i panjohur për autoritetet italiane. Disa vite më parë (2018) 43-vjeçari është arrestuar dhe i dënuar me tri vite burg. Në atë kohë, ndaj shqiptarit ishin bërë disa denoncime nga bashkëshortja e tij për dhunë, po ashtu dyshohej se mbante armë pa leje.
Ndër të tjera bashkëshortja në atë kohë e kishte denoncuar edhe për përfshirje në punë të paligjshme. Ara kishte kërkuar ndihmën e mikut të tij që ishte karabinier, por njëkohësisht bashkë ishin edhe fqinj.
Raimondo Marrocu, karabinier në kazermën e Corio kishte bërë disa telefonata me qëllim që të zbardhte detaje nga denoncimet dhe hetimet e nisura ndaj shqiptarit, por pas asnjë rezultat. Për këtë, Marrocu u dënua me 2 vite e 2 muaj burg. Sakaq këtë të diel biznesmeni shqiptar, Fatmir Ara u gjet i vdekur në një fushë në Torino.