Një 37-vjeçar është plagosur me thikë, ditën e sotme në Vlorë.
Nga të dhënat paraprake, raportohet se bëhet fjalë për shtetasin Rigert Dine, i cili është goditur me thikë në këmbë.
Nuk dihen ende motivet e ngjarjes. Si i dyshuar për kryerjen e plagosjes, është arrestuar kunati i tij, Gëzim Koçiaj, i cili dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.
NJOFTIMI I PLOTË I POLICISË:
Rreth orës 13:20, në lagjen “24 Maji”, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi G. K., rreth 40 vjeç, ka goditur me mjet prerës (thikë), në këmbë, kunatin e tij, shtetasin R. D., rreth 30 vjeç.
Policia ka shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Vlorë, autorin e dyshuar të ngjarjes, shtetasin G. K., i cili dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.
Shtetasi R. D. ndodhet në Spitalin Rajonal Vlorë, në kujdesin e mjekëve.
Vijon puna nga grupi hetimor, për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.