Biznesmeni Behar Muçobega është ndaluar këtë të premte në Qafë-Botë. 40-vjecari u kthye nga Greqia sot në orët e para të mëngjesit. Ai ishte në kërkim prej 1 qershorit të këtij viti pas operacionit të Prokurorisë së Sarandës ku u lëshuan 9 urdhër arreste për zyrtarë të ASHK, Bashkisë, biznesmenë e qytetarë lidhur me tjetërsimin e 9920 m2 truall në bregdet.
Behar Muçobega akuzohet per “falsifikim dokumentash”, dyshohet si nje nga perfituesit e nje pjese te truallit. Megjithate vetem brenda pak oresh nga ndalimi, Muçobega ka dale para Gjykates se Sarandes, ku ndaj tij gjyqtari Shkelzen Liçaj ka vendosur masen e sigurise “Arrest ne shtepi”. Nga operacioni i 1 qershorit u arrestuan 6 persona dhe u shpallen ne kerkim 3 të tjerë.
Gjykata liroi 5 nga te arrestuarit duke vendosur masen e sigurise “Arrest ne shtepi” ndersa ne burg ka ngelur vetem noteri Aleko Anagnosti. Ne kerkim vazhdon te jete ish-Drejtori i ASHK Sarande Ardian Kola si dhe biznesmeni Bedri Muçobega, vellai i te ndaluarit te sotem.
Nga 4 operacione te Prokurorise se Sarandes dhe SPAK ne 6 muajt e fundit jane leshuar 20 urdher arreste per zyrtare, biznesmene e qytetare. Nga te gjithe keto urdhra vetem 4 ndodhen aktualisht ne “Arrest ne burg”, 10 jane ne “Arrest ne shtepi” dhe 6 jane persona ne kerkim.
Nga keto operacione eshte sekuestruar ne total 10.599 m2 truall dhe nje pallat 7 katesh. Vec ketyre prokuroria mbajti disa kohe nen sekuestro edhe nje zyre noteriale ku grumbulloi dokumentacion lidhur me hetimet.
Pas operacioneve te Prokurorise, dy nga zyrtaret qe aktualisht ndodhen ne burg, u sulmuan edhe nga elemente kriminale. Zyres noteriale te Aleko Anagnostit iu vu zjarr 5 dite pas arrestimit te tij, nderkohe qe automjeti i ish-juristit te ASHK Sarande Laert Pasha u sulmua pak dite me pare duke i’u thyer xhami, care gomat e lyer me sprajt.