Një pushues është mbytur në plazhin e Vlorës në Ujë të Ftohtë.
Viktima është Durim Lekdushi, 71 vjeç.
Trupi i pajetë i viktimës po transportohet në morgun e Vlorës
Njoftimi i policisë
Më datë 24.08.2022, në plazhin “Uji i Ftohtë”, në Lungomare, dyshohet se është mbytur aksidentalisht në det, shtetasi D. L., 71 vjeç, banues në Fier. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.