Edlir Alleshi është efektivi i “Shqiponjave” që mbeti i plagosue sot në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të xhamisë Xhura.
Alleshi ka qënë në ndjekje të një personi të armatosur. Ky i fundit e ka qëlluar me dy plumba në bark. Aktualisht, Alleshi ndodhet në sallën e operacionit tek Spitali i Traumës.
Autori i dyshuar është identifikuar si Klerent Bozhanaj, 42 vjeç. Nga dëshmitarët okularë ai është përshkruar i moshës 37 deri 42 vjeç, trup shumë i dobët, rreth 180 cm, veshur me tuta dhe bluzë gri, kapele të zezë.
Ai dyshohet të jetë larguar me motor nga vendi i ngjarjes. Autori i dyshuar ka qëlluar më shumë se dy herë.