Një person është gjetur i vdekur brenda banesës ku jetonte në lagjen 11 Janari në Lezhë. 50-vjeçari Fatos Haxhiraj jetonte me qira në apartamentin ku u gjet pajetë. Mendohet se ka ndërruar jetë nga shkaqe natyrore.
Policia është në vendin e ngjarjes dhe po heton për rrethanat e saj.
Sipas autoriteteve, dyshohet se 50-vjeçari të ketë ndërruar jetë prej tre ditësh dhe se ata u njoftuan nga fqinjët pasi ndjenë aromën e keqe që vinte nga banesa.