Një ngjarje tepër e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Sarandës, ku një nënë e re është hedhur nga kati i dytë i Maternitetit të qytetit bashkë me fëmijën e saj të porsalindur.
Mësohet se 35-vjeçarja nga Durrësi, Mandolina Jashari është vetëhedhur bashkë me fëmijën një ditësh nga godina e Maternitetit, dhe si pasojë e plagëve të marra është transportuar në Urgjencën e Spitalit Rajonal të Sarandës për marrjen e ndihmës së parë mjekësore.
Burimet bëjnë me dije se ajo së bashku me fëmijën ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore, dhe jashtë rrezikut për jetën.
NJOFTIMI I POLICISË:
Sarandë/Informacion paraprak. Sot, rreth orës 22:00 , dyshohet në kushte depresioni është vetëhedhur nga kati i dytë i maternitetit, Sarandë, shtetasja M. J., 35 vjeçe, së bashku me fëmijën e saj të porsalindur. Si pasojë janë dëmtuar dhe ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve, momentalisht jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes