Dashi
Mos u depresiononi, shumë ndryshime të reja janë afër dhe gjërat do të ndryshojnë për mirë për ndjenjat tuaja. Puna nuk ju lë të largoheni, por qëndroni të duruar edhe disa ditë.
Demi
Emocionet janë ende pak të turbullta, megjithatë gjithçka do të bëhet më e qartë me vitin e ri. Kjo e hënë është një ditë produktive në punë.
Binjakët
Kujdes nga ajo vijë që bën ndarjen, ndonjëherë mjaft e hollë, mes dashurisë dhe miqësisë. Puna ju streson më shumë se sa pritej, nuk keni pse ta teproni.
Gaforrja
Çfarë ndodh kur gjeni një shpirt binjak? Së shpejti do ta zbuloni. Kolegët ju respektojnë dhe ju vlerësojnë për angazhimin tuaj në punë.
Luani
Një ditë e hënë që do të përmirësohet duke filluar nga pasditja në raportin me partnerin/en tuaj. Puna po ecën mirë, lajme të reja në horizont për muajt e ardhshëm.
Virgjëresha
Jeni ende në kërkim të një emocioni të fortë, por mos u dekurajoni, do të vijë. Puna është vërtet shumë është e domosdoshme, por mos e teproni.
Peshorja
Takime të papritura ju presin gjatë këtyre festave që po afrohen. Vendoseni trurin në një lloj pauze, përpiquni të shkëputeni plotësisht nga puna në orët e mbrëmjes.
Akrepi
Asgjë nuk është më e fortë se një dashuri e kaluar e paplotësuar ende, por kujdes nga fantazmat. Ka disa lajme në punë, së shpejti do të zbuloni se çfarë është.
Shigjetari
“Nuk ka seks pa dashuri” thotë këngëtarja, por për ju nuk është njësoj. Një biznes i ri pritet, në sajë të Jupiterit të qëndrueshëm tek shenja juaj, për në muajt e ardhshëm.
Bricjapi
Diçka nuk shkon me partnerin/en tuaj, por është më mirë t’i shtyni diskutimet për të martën. Puna po ecën përpara, por ju nuk jeni plotësisht të kënaqur.
Ujori
Duhet ta kërkoni dhe ta gjeni vetë ekuilibrin tuaj, atë që ju ka munguar deri tani. Shpërblimi për punën tuaj të palodhur do të vijë me vitin e ri.
Peshqit
E shkuara del në sipërfaqe, rishfaqet dhe bëhet e tashmja juaj: përpiquni të mos i jepni shumë hapësirë, kërkoni “të renë”. Puna nuk ju kënaq siç kishit shpresuar, por me vitin e ri do të ketë mundësi të reja.