Mediat amerikane konfirmojnë se njeriu më i pasur në botë, Elon Musk ka përfunduar blerjen e Twitter prej 44 miliardë dollarësh. Ai vete shkroi në Twitter një referencë të dukshme për mbylljen e marrëveshjes.
Musk duket se përfundoi një përpjekje disamujore me platformën social nga e cila pak muaj më parë u tërhoq nga marrëveshja për blerjen e saj për shkak të adresave të shumta të rreme që ekzistonin në platformë.
Aksionet e platformës së mediave sociale u pezulluan nga tregtimi në Bursën e Nju Jorkut pas blerjes se aksioneve nga Elon Musk.
Musk tha se bleu platformën e mediave sociale për të ndihmuar njerëzimin qe të kishte një hapësire diskutime të përbashkët digjitale. Në një postim në Twitter, drejtuar reklamuesve, Musk tha se platforma duhet të jetë e ngrohtë dhe mikpritës për të gjithë.
Ai ka shkarkuar si drejtues të kompanisë Parag Agrawal dhe dy drejtues të tjerë me të cilët pati mosmarrëveshje gjatë muajit prill kur negociohej blerja e Twitter.