Një 30-vjeçar në Gjermani është dënuar me burgim të përjetshëm, pasi ekzekutoi me armë zjarri një 31-vjeçar shqiptar nga Kosova.
Ngjarja ndodhi në janar të këtij viti, përballë banesës së ish-partneres të të dënuarit në Freiburg. Autori kishte shkuar të takonte vajzën 8-vjeçare që kishte nga martesa me ish-partneren.
Vajza ka qenë e shoqëruar nga nëna e saj pasi prej kohësh nuk dëshironte të kishte kontakte me të atin. Në këtë moment, shqiptari ka ndërhyrë ta largojë. Pas disa minutash, 30-vjeçari e ka qëlluar me armë në kraharor.