Një 37-vjeçar shqiptar identiteti i të cilët nuk është bërë i ditur, është ekzekutuar ditën e sotme në Selanik me breshëri arme. Sipas mediave greke, viktima është me origjinë nga Korça dhe njihej me nofkën ‘Zaki’. Dyshohet se 37-vjeçarit i është ngritur pritë menjëherë pasi ka parkuar automjetin e tij dhe ishte drejtuar për në banesë.
Mediat greke shkruajnë se ngjarja ka të bëjë me larje hesapesh mes bandave rivale por hetimet e mëtejshme të autoriteteve atje pritet të zbulojnë më shumë detaje.