Një shqiptar është qëlluar për vdekje me armë zjarri teksa po qëndronte në një automjet jashtë spitalit Luis Vernaza, në Guayaquil.
Mediat ekuadoriane e kanë identifikuar si Arjanit Rizaj, rreth 53 vjeç. Mësohet se ai po shoqëronte bashkëshorten e tij e cila kishte shtruar babain në spital.
Rizaj dyshohet se është sulmuar nga persona të cilët kanë mbërritur me një motoçikletë. Ata mendohet se kanë përdorur një armë zjarri të kalibrit 9 milimetra.
Arjanit Rizaj është dërguar në spital për ndihmë mjekësore, ku për shkak të plagëve të shumta që kishte marrë, nuk mundi të mbijetonte.