Arrestohet në Kosovë Gjelosh Krasniqi, i dyshuar si bashkëpunëtor në vrasjen e Briken Sanajt në Tiranë tetorin e 2022 në zonën e ‘Kodrës së Diellit’. Ai është arrestuar nga Policia në Pejë ndërsa se bashku me të është arrestuar edhe personi që e strehonte.
Lajmi konfirmohet nga prokuroria e Pejës e cila e la masën ‘arrest në burg për 48 orë’ deri në kryerjen e procedurave të ekstradimit.
Shtetasi kosovar Kened Antoni i ka shitur automjetin e markës ‘Mercedes Benz’ Gjelosh Krasniqit më datë 24 tetor 2022 dhe po në këtë datë këta shtetas e kanë futur këtë automjet në territorin e Shqipërisë dhe ia kanë vendosur atë ne dispozicion Vladimir (Valmir) Kola, i cili e ka përdorur atë për realizimin e vrasjes së shtetasit Briken Sanaj dhe më pas e ka braktisur dhe djegur në rrugën dytësore Tiranë – Durrës, së bashku me armën e krimit. Viktima 39-vjeçar, Briken Sanaj sapo ishte kthyer nga një dasmë në Lezhë. Në kërkim janë Vladimir (Valmir) Kola dhe Kened Antoni.