Ekspertja okulte, Pranvera Xhafa ka folur sot për mediat në lidhje me personazhet e njohur që janë klonuar dhe janë të lidhur me magjinë e zezë. Ajo theksoi se shumë personazhe publikë shqiptarë, përfshirë politikanë dhe këngëtarë janë të lidhur me magjinë e zezë.
“Kemi aleanca me reptilët dhe personazhe publikë që kanë aderuar në shoqëritë e dark magic. Ka politikanë dhe artistë të muzikës, madje dhe me emra ndërkombëtarë. Kjo është fasada që po bie dhe është një gjë e mirë për të kuptuar njerëzit.”, tha ajo duke mos përmendur emra.
“Kemi jetuar në një epokë të errët që avash duhet të kuptojmë dhe të lidhim ngjarjet. Shumë njerëz kanë menduar sikur kjo është thjesht një modë që të veshurit e tillë, në fakt është magji e pastër. Madona, Katy Perry kanë qenë priftërinjtë e magjisë së zezë, më të fuqishmit për sa i përket okultit të keq.“, tha ajo.