Ekonomia britanike shmangu një recesion që u rrit në muajt e fundit të 2022-shit, sipas të dhënave zyrtare që treguan për një fuqizim të financave të familjeve për shkak të subvencioneve të qeverisë për faturat e energjisë, por edhe rënie të investimeve të biznesit.
Me ekonominë që ende po lëkundet nga inflacioni i lartë dhe shqetësimet për një perspektivë të dobët të rritjes, produkti i brendshëm bruto (PBB) u rrit me 0.1 përqind midis tetorit dhe dhjetorit pas një vlerësimi paraprak për mungesë rritjeje, raportoi Reuters.
PBB-ja e tremujorit të tretë u rishikua gjithashtu për të treguar një tkurrje prej 0.1 përqind, një rënie më e vogël sesa mendohej fillimisht, tha Zyra për Statistikat Kombëtare (ONS).
Dy tremujorë radhazi të rënies do të përbënin një recesion.
Pavarësisht përmirësimit, performanca ekonomike e Britanisë mbetet 0.6 për qind nën nivelin që ishte në fund të vitit 2019, duke e bërë atë të vetmen ekonomi të G7 që nuk është rikuperuar nga pandemia.
Çmimet e shtëpive ranë në mars me normën më të shpejtë vjetore që nga kriza financiare, sipas huadhënësit të hipotekave Nationwide.
Banka e Anglisë rriti normat e interesit javën e kaluar dhe investitorët janë të ndarë për mundësinë e një rritjeje tjetër në maj.