Efektivja e policisë së Elbasanit Anisa Kostani, tashmë një emër i njohur për publikun, është përfshirë në një aksident me makinë. Ngjarja ka ndodhur një natë më parë në Tiranë, në afërsi të kopshtit botanik. Raportohet se efektivja ishte pasagjere në një makinë që drejtohej nga Kristofor Duka, i cili ishte pa patentë. Ata u përplasën fillimisht me një tjetër automjet, e më pas me trafik-ndarësen. Kostani dhe Duka u dërguan në Spitalin e Traumës e tashmë ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Anisa Kostani u bë e njohur për opinion publik pasi në gusht të 2022 u pezullua nga detyra pasi përdori gjuhë fyese ndaj gazetarëve dhe medias në rrjetet sociale. Ajo u rikthye detyrë në Elbasan, pas 1 muaj pezullimi.