Mosha mbetet vetëm një numër për Edoardo Reja.
Tekniku italian që drejtoi për 3 vite kombëtaren shqiptare tashmë i është rikthyer punës.
77-vjeçari është bërë zyrtarisht në krye të skuadrës së ND Gorica, në kampionatin slloven, raportojnë mediat vendase.
I shkarkuar në nëntor 2022 nga kuqezinjtë, objektivi i italianit tashmë është mbijetesa në elitën e futbollit slloven.
Skuadra e re e Rejës renditet e fundit në tabelën e klasifikimit, ndërkohë që ka 2 fitore në 24 javë, situatë e cila çoi në shkarkimin e serbit Miran Srebrni.
Edoardo Reja e nisi karrierën e tij si trajner në vitin 1979, plot 44 vite më parë, ndërsa ka fituar dy herë Serinë B italiane me Brescia-n dhe Vicenzën. Ai është shpallur edhe nënkampion me Cagliarin dhe Napolin.
Në vitin 2019 u emërua në krye të kombëtares shqiptare, pasi arriti ta kalojë ekipin nga grupi C në B, por më pas nuk përmbushi objektivat e vendosura nga Federata Shqiptare e Futbollit, gjë që çoi në mosrinovimin e kontratës.