Ditën e sotme territori i vendit pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Priten reshje mesatare në qarqet Elbasan, Berat, Gjirokastër dhe Korçë të shoqëruara edhe me shtrëngata.
Në shumicën e qarqeve te tjera priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare.
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë në bregdet: 13 / 23 °C, në vendet e ulëta 12 / 22 °C dhe në vendet malore 7 / 15 °C. Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.