Nadire Kurti, gruaja e Shefki Kurtit, trupi i të cilit u gjet i copëtuar më 28 korrik në provincën e Rovigos në Itali është arrestuar pasi ka pranuar se është autorja e krimit makabër.
Shefki Kurti u vra nga gruaja pas një sherri, e cila e copëtoi në tualet me sëpatë, e futi trupin në qese dhe e hodhi në lum.
Pranë lumit Adigetto, u gjet fillimisht njëra prej këmbëve të të moshuarit dhe më pas pjesët e tjera të trupit të ndarë në 4 qese plastike të zeza, karabinierët shkuan për kontroll në shtëpinë e tij për të gjetur gjurmë që lidheshin me vrasjen e tij.