Një i ri shqiptar është diagnostikuar në Angli dhe pas kontrolleve shëndetësore ka zbuluar se zemra e tij gjendej në anën e djathtë të trupit.
Dexstrocardia është një gjendje e rrallë në të cilën kulmi i zemrës ndodhet në anën e djathtë të trupit, në vend të vendosjes më tipike në të majtë.
Lajmi u bë i ditur nga transmetuesi “Report Tv”.
Për kardiokirurgun shqiptar, rast i 29-vjeçarit shqiptar është thuajse unik në botë, pasi krahas zemrës dhe organet e tjera të pacientit janë të vendosura në të kundërt.
“Pacienti 29 vjeç erdhi për arsye ekonomike në Angli. Pata fatin ta vizitoj se kishte shqetësime dhe vura re që kishim të bënim me rast të rrallë, kishte zemrën të pozicionuar në anën e djathtë të kraharorit. Ne kemi një pacient që ka zemrën në krahun e djathtë dhe të gjithë organet e barkut i ka në pjesën e majtë. Zemra ka përmasat 44 milimetra”, deklaroi mjeku.
Dextrocardia është një gjendje shumë e rrallë dhe studimet kanë zbuluar se shkalla e incidencës së dekstrokardisë është rreth 1 në 12 mijë shtatzëni.
Pavarësisht se për momentin 29-vjeçari është në gjendje të mire shëndetësore, për kardiokirurgun pacienti mund te ketë nevojë në të ardhmen për ndërhyrje kirurgjikale, deri edhe në transplant të zemrës.