Një vajzë e re, 23-vjeçare ka humbur jetën tragjikisht, pasi është përplasur në oborrin e shtëpisë së saj nga një automjet.
Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Tiranë, ku drejtuesi i një makine humbi kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga dhe më pas përfundoi në oborrin e një banese.
Si pasojë është dëmtuar vajza që ndodhej në oborrin e banesës së saj, e cila më pas, ka ndërruar jetë në spital.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 31.08.2022, rreth orëve të para të mëngjesit, në rrugën “Shaban Bardhoshi”, shtetasi D. T., duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij duke dalë nga rruga dhe ka hyrë në oborrin e një banese. Si pasojë është dëmtuar shtetasja M. S., 23 vjeçe, që ndodhej në oborrin e banesës së saj, e cila më pas, ka ndërruar jetë në spital. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.