Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Tiranë, ku një 29 vjecare ka humbur jetën vetëm 4 ditë pas lindjes.
Mësohet se 29-vjeçarja ka ndërruar jetë në Maternitetin e ri “Koço Gliozheni”, pasi kishte sjellë në jetë me lindje natyrale foshnjën që peshonte rreth 5 kg. Nga sa raportohet ajo kishte lënë spitalin në gjendje të mirë shëndetësore, mirëpo pasi kishte qëndruar një ditë në shtëpi gjendja e saj u përkeqësuar.
Për pasojë ka shkuar sërish në spital, ku dhe ka humbur jetën.
Pritet ekspertiza mjeko-ligjore për të konfirmuar shkakun, e ndërsa kjo ngjarje e rëndë vjen pas një tjetër rasti tronditës që u regjistrua në Elbasan, ku një tjetër e re gjeti vdekjen pas abortit të detyruar, pasi fëmijës i kishte pushuar zemra në bark, dhe për këtë nisën hetimet nga mjekëve me akuzën e “neglizhencës”.