Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Greqi, teksa një avion me misionin për të shuar flakët në zonën e Karystos, është rrëzuar. Në çastin që avioni është afruar për të hedhur ujin, një nga krahët e tij është goditur me një pemë, e për pasojë ka humbur orientimin dhe është rrëzuar.
Sipas mediave greke, deri tani nuk ka informacione për fatin e dy pilotëve. Në zonë kanë mbërritur forcat zjarrfikëse dhe policore si dhe ekipet e shpëtimit. Nga ana e tij, Shtabi i Përgjithshëm Ajror dërgoi një helikopter ‘Super Puma’ dhe një helikopter ‘AB-205’.
Avioni që u rrëzua është një ‘CL-215’, që i përket Forcave Ajrore.