Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi. Një 29-vjeçare shqiptare është gjetur e pajetë në shtëpinë e saj. E reja u gjt e varur mëngjesin e sotëm në shtëpinë e saj në qytetin e Lamias, Greqi.
Sipas raportimit të LamiaReport, era e rëndë që vinte nga shtëpia e të resë, e kombinuar me faktin se prej ditësh nuk e kishin parë, ngjallën dyshimet se diçka e keqe kishte ndodhur, e për pasojë fqinjët njoftuan policinë.
Në vendngjarje kanë qenë efektivët e policisë së AT Lamisë dhe DIAS-it, të cilët me të hyrë në shtëpi janë gjendur përballë pamjes makabre. 29-vjeçarja kishte lidhur një litar në fyt dhe me të i kishte dhënë fund jetës.
Policia nga provat e para flet për një vetëvrasje që dyshohet ë ketë ndodhur 4-5 ditë më parë pasi trupi kishte filluar të dekompozohej.