Një ngjarje tragjike është regjistruar këtë të diel në qytetin e Burrelit, ku një grua është hedhur nga kati i pestë i pallatit ku jetonte. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00 në bllokun e pallateve afër stadiumit “Liri Ballabani” të qytetit të Burrelit.
Gruaja ka vdekur, teksa mësohet se është e moshës rreth të 50-ave. Identiteti i saj nuk dihet ende, policia e Matit ka nisur hetimet për rrethanat e ngjarjes tragjike.