Një foshnjë 16-muajshe vdiq pasi u sulmua nga një gjirafë në një park natyror në Republikën e Afrikës së Jugut.
Një nënë e paidentifikuar 25-vjeçare dhe një vajzë 16-muajshe u sulmuan nga një gjirafë në Parkun e Kafshëve Kuleni në provincën KwaZulu-Natal të mërkurën.
Policia tha se gjirafa u bë agresive për një arsye të papërcaktuar dhe e përtypte foshnjën.
Në deklaratë thuhet se gruaja ishte duke punuar si ciceron turistike në park dhe ishte plagosur rëndë nga sulmi që pësoi teksa ecte me fëmijën e saj.
Zyrtarët e parkut kontaktuan qendrën private të urgjencës Netcare 911 dhe thirrën një helikopter të ambulancës.