Një 58-vjeçare nga fshati Çinar ka ndërruar jetë në ambientet e bashkisë Lushnje. Shtetasja Shpresa Cani, ka shkuar në zyrat e bashkisë për të pyetur përse i është hequr ndihma ekonomike. Pasi është paraqitur në zyrën e informacionit ajo është drejtuar drejtorisë së ndihmës sociale. Sipas burimeve, viktima ka debatuar ashpër me punonjësit e kësaj zyre rreth faktit të heqjes së emrit nga lista e përkrahjes sociale dhe është nxjerrë me forcë nga kjo zyrë. Më pas 58-vjeçarja ka kërkuar takim me kryetaren e bashkisë Eriselda Sefa dhe është ngjitur në katin e dytë për të takuar kryetaren. Sapo ka kryer takimin ajo është ndjerë keq dhe është lajmëruar ambulanca e spitalit Lushnje.
Pas mbërritjes së ambulancës shtetasja Shpresa Cani kishte ndërruar jetë në vend. Ndërkohë pas kësaj ngjarjeje Policia e Lushnjes ka referuar materialet në Prokurorin e rrethit për të hetuar shkaqet e vdekjes së 58-vjeçares. Kjo ngjarje ka tronditur kryebashkiaken Eriselda Sefa, e cila ka kërkuar të theret një pulë e zezë në ambientet e bashkisë.