Një 46-vjeçar është deklaruar i zhdukur mbrëmjen e djeshme. Dyshohet se 46-vjeçarin i cili po punonte tokën buzë Shkumbinit, e ketë marrë rrjedha me vete.
Familjarët thonë se 46-vjeçari mund të jetë rrëzuar në lumë gjatë kohës kur ka tentuar të kalokë në anën tjetër për t’u kthyer në banesë. Policia njofton se kanë nisur kërkimet në lumin Shkumbin për të gjetur 46-vjeçarin.
Njoftimi i policisë:
Mëngjesin e djeshëm, shtetasi P. P. ka njoftuar sallën operative, se vëllai i tij, shtetasi B. P., 46 vjeç, gjatë mbrëmjes së datës 20.06.2023, kishte qenë duke punuar një sipërfaqe toke, buzë lumit Shkumbin, dhe nuk ishte kthyer më në banesë. Gjithashtu, familjarët e shtetasit B. P. kanë deklaruar se dyshojnë se 46-vjeçarin mund ta ketë marrë aksidentalisht rrjedha e ujit, gjatë kohës që ka tentuar për të kaluar në kahun tjetër të lumit, për t’u kthyer në banesë.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë së bashku me familjarët, kanë nisur kërkimet përgjatë shtratit të lumit Shkumbin.
Gjithashtu, krahas shërbimeve të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, janë angazhuar edhe polumbarët e Repartit Special RENEA, të cilët vijojnë kërkimet në të gjithë rrjedhën e lumit, me qëllim gjetjen e trupit të 46-vjeçarit.