Dy vatra zjarri janë krijuar edhe në qarkun e Gjirokastrës. Njëra në fshatin Dukaj të Bashkisë Tepelenë, dhe tjetra në fshatin Buz, në Bashkinë Memaliaj.
Era e fortë po favorizon përhapjen e zjarrit me shpejtësi.
Efektivet e zjarrfikëses Tepelenë dhe Memaliaj janë në vendngjarje, ndërkohë që me ta është bashkuar edhe ekipi i zjarrfikësve të Gjirokastrës. Vatrat e zjarrit kanë nisur që prej orës 14:00, por për fat të mirë deri tani nuk kea rrezikim të banesave të zonës.