KOSOVË- Menjëherë pas mesnate në veri të Kosovës kanë ndodhur dy shpërthime. Fatmirësisht nuk janë raportuar të lënduar, ndërsa shpërthimet kanë ndodhur në Mitrovicën e Veriut dhe në Zveçan.
“Mund të jenë shok bomba ose fishekzjarrë. Nuk ka raportime për dëme apo të lënduar”,- thonë raportuesit.
Tensionet në veri nisën më 26 maj, kur kryetarët e rinj shqiptarë të komunave në veri, nën asistimin e Policisë së Kosovës, hynë në ndërtesat komunale, mes kundërshtimeve të serbëve lokalë.