Në orët e vona të së enjtes është gjetur trupi i një personi te dekompozuar, i seksit mashkull. Trupi i pajetë është gjetur në brigjet e lumit Seman në fshati Arapaj në Roskovec. Personi i paidentifikuar.
Trupi i dekompozuar është gjetur nga dy peshkatarë të cilët sapo kanë pikasur kufomën kanë njoftuar policinë. Këta të fundit kanë kërkuar ndihmën e repartit zjarrfikës Roskovec që kanë bërë të mundur edhe nxjerrjen e trupit nga uji. Trupi i përket një mashkulli, në moshë të re, por për shkak të qëndrimit në ujë është i vështirë identifikimi.
Nga ana e policisë po punohet për identifikimin e kufomës e nëse ka qenë apo jo në listën e personave të shpallur të humbur gjatë kësaj periudhe.
Njoftimi i policisë
“Më datë 04.08.2022, në fshatin Arapaj, në lumin Seman, është gjetur një trup i pajetë, ende i paidentifikuar, i seksit mashkull, i dekompozuar. Po punohet për identifikimin e kufomës dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, njoftoi sot policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.