Në orët e para të mëngjesit të sotëm janë djegur dy furgonë në Elbasan.
Burimet zyrtare tregojnë se zjarri ka djegur pjesërisht 2 automjete (furgonë), që rezultonin në pronësi të shtetasit me iniciale T. K., të cilat kanë qenë të parkuara në rrugë, në lagjen “Emin Matraxhiu”.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit dhe zbardhjen e rrethanave të rastit.”, thuhet në njoftimin e policisë.