Ish-presidenti amerikan, Bill Clinton do të vizitojë Tiranën në datën 4 korrik. Ai ka pranuar ftesën e kryeministrit tonë Edi Rama, i cili do ta nderojë për kontributet në rajon.
Të dy liderët do të festojnë atë ditë: Klinton 247-vjetorin Pavarësinë së Amerikës, ndërsa Rama 58-vjetorin e lindjes.
Vizita e Presidentit vjen kur Amerika ka shtuar vëmendjen në Ballkan, sidomos pas tensioneve të fundit Kosovë-Serbi.
Bill Klinton ishte President i SHBA-së në vitin 1999 dhe pati një rol udhëheqës që NATO të bombardonte Serbinë dhe të çlironte Kosovën.