4 administratorë subjektesh janë proceduar penalisht nga policia e Durrësit për zënien e hapësirës publike në vijën bregdetare të Porto Romanos.
Si rezultat i kontrolleve dhe i verifikimeve të kryera në bashkëpunim me Policinë Bashkiake të Durrësit, u bë lirimi i hapësirës publike në vijën bregdetare të Porto Romanos, si dhe heqja dhe sekuestrimi i 836 shezlongëve dhe çadrave që ishin vendosur pa lejen përkatëse.
Në vijim të veprimeve procedurale për këto raste, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit 4 administratorët e subjekteve private që kishin zënë hapësirën publike me shezlongë dhe çadra, të vendosura pa lejen përkatëse.