Tonin Vocaj është emëruar Drejtori i Policisë së Tiranës të premten e 16 dhjetorit.
Pararendësi i tij në këtë post, Lorenc Panganika është emëruar si drejtuesi i ri i Policisë së Fierit.
Alet Shatro është emëruar zëvëndës drejtori i Hetimit të Krimeve në Tiranë.
Këto vendime u morën gjatë mbledhjes që zhvilloi sot kreu i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku me shefat e sektorëve dhe komisariateve në ambientet e Drejtorisë së Policisë Tiranë.
Kujtojë që Tonin Vocaj mbante postin e zëvendës drejtorit të Përgjithshëm.