Drejtori i CIA-s, William Burns, mbajti një takim sekret në Kiev javën e kaluar me Volodymyr Zelensky, ka thënë një zyrtar amerikan.
Drejtori i CIA-s përcolli informacionet më të fundit të inteligjencës amerikane mbi synimet e Rusisë dhe pranoi se në një moment së shpejti ndihma amerikane do të jetë më e vështirë për t’u arritur, raportoi The Washington Post.
Në takimin sekret të nivelit të lartë, Zelensky dhe zyrtarët e tij të lartë të inteligjencës shprehën shqetësimet e Kievit për sa kohë Ukraina mund të presë që ndihma e SHBA dhe perëndimore të vazhdojë pas marrjes së Dhomës së Përfaqësuesve nga republikanët.
Ajo vjen pasi forcat ukrainase pranuan se “u larguan” nga Soledar në atë që ata e përshkruan si një veprim taktik.
Administrata e Volodymyr Zelensky ende nuk e kanë konfirmuar rënien e Soledar, një qytet minierash me vendndodhje strategjike, dhe pohon se “beteja vazhdon”.
Dhe Rusia ka paralajmëruar Perëndimin kundër dërgimit të raketave me rreze të gjatë veprimi në Ukrainë, pasi disa vende, përfshirë Britaninë e Madhe, premtuan më shumë mbështetje për Kievin.
Ministri britanik i mbrojtjes Ben Wallace tha se Mbretëria e Bashkuar do të dorëzojë 600 raketa të tjera Brimstone si pjesë e një pakete mbështetjeje nga aleatët perëndimorë.