Drejtoria e Përgjithshme e Agjencisë Shtetërore e Kadastrës, ka kallëzuar penalisht tetë zyrtarë dhe ish zyrtarë të lartë të Drejtorisë Vendore të ASHK Vlorë. Ky institucion i akuzon zyrtarët në fjalë për shpërdorim detyre, pasi dyshohet se kanë legalizuar një objekt duke cenuar xhaminë e Vlorës.
Kallëzimi penal është bërë me akuzën “Për shpërdorim detyre” në Strukturën e Posaçme Antikorrupsion dhe Krimit dhe të Organizuar (SPAK).
Pas verifikimeve të kryera, janë evidentuar shkelje të rënda në dhënien e lejes së legalizimit dhe titullit të pronësisë në cenim të truallit të Komunitetit Mysliman.
Të kallëzuarit janë:
Erdet Mandi, aktualisht Drejtor i ASHK-Vlorë
Bilbil Aliaj, ish- Drejtor i ASHK Vlorë
Renato Beshaj, ish-përgjegjës i sektorit të legalizimeve ASHK Vlorë
Denis Metaj, ish- përgjegjës i sektorit hartografisë
Dorjana Ferati, ish-përgjegjës i sektorit të çështjeve të pronësisë, aktualisht përgjegjëse e arshivë- protokollit ASHK Vlorë
Anisa Golemi, specialiste ASHK Vlorë
Bojkena Bani, ish-specialiste ASHK Vlorë
Teuta Meço, specialiste ASHK Vlorë.