Parandalohet një ngjarje kriminale në qytetin e Vlorës. Policia prangos një të ri i cili udhëtonte i armatosur nga Fieri në drejtim të qytetit bregdetar. Blutë ndaluan një mjet tip ‘Porsche’ dhe gjatë kontrollit brenda tij u gjet një pistoletë dhe një sasi municioni.
27-vjeçarit me inicialet A.Y., banues në Fier iu sekuestrua edhe një sasi e vogël lënde narkotike kokaine. Sipas policisë, 27-vjecari i cili u vu në pranga po shkonte në Vlorë për t’u konfliktuar me familjarët e bashkëshortes së tij e cila prej disa kohësh jetonte në qytetin bregdetar.
Mbi të riun rëndon akuza e “Mbajtjes pa leje dhe prodhimit të armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” si dhe “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”.