Sot kryeministri Rama nis turin e tij ballkanik ku në fokus do të jetë Procesi i Berlinit dhe ‘Ballkani i Hapur’. Vizita e parë do të jetë në Maqedoninë e Veriut dhe Kosovë. Ajo çfarë vihet re në agjendën e publikuar nga Rama është fakti se takimi me Albin Kurtin ende nuk është konfirmuar.
Pak më parë kryeministri Rama nëpërmjet një postimi në Twitter ka pohuar se mëngjesin e sotëm janë dërguar në ministrinë e Jashtme të Kosovës 13 marrëveshjet e nënshkruara nga pala shqiptare, marrëveshje që Kurti kërkoi që të firmoseshin për të mirën e qytetarëve. Kështu Rama plotësoi dëshirën e kryeministrit të Kosovës. Rama është shprehur se pret që Kurti tashmë të konfirmojë takimin me të.
Pas pak drejt Shkupit për të nisur vizitën dyditore në kryeqytetet e Ballkanit Perëndimor. Sot të mëngjes janë dorëzuar në ministrinë e jashtme në Kosovë të 13 marrëveshjet e mbledhjes së dy qeverive të firmosura nga ana jonë. Me kundërfirmosjen e palës kosovare ato hyjnë… pic.twitter.com/JWrnpegYoI
— Edi Rama (@ediramaal) July 6, 2023