Rusia është tallur me udhëheqjen “katastrofike” të Liz Truss duke e quajtur kryeministren në largim një “turp” për vendin e saj dhe “analfabete”.
Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme Maria Zakharova tha: Britania nuk ka njohur kurrë një turp të tillë të një kryeministri në historinë e tyre.
Sa i përket etiketimit të analfabetizmit ajo i referohet vizitës së Truss në Moskë pak para se Rusia të pushtonte Ukrainën, kur ajo ishte ministre e Jashtme.
Në një takim me ministrin e jashtëm të Rusisë, Sergei Lavrov, ajo ngatërronte dy rajone të Rusisë me Ukrainën, duke shkaktuar tallje nga diplomati rus dhe në emisionet në televizionin shtetëror rus.