Pallto, xhup, mushama, rroba, çizme, krevat, termus, gjenerator, fener dore, dyshek,…nëse keni ndonjë nga këto rroba apo sende që për momentin nuk iu hyjnë në punë, mund t’i dhuroni për qytetarët në Turqi, që sot kanë më shumë nevojë për të.
Për këtë qëllim, në Bashkinë e Tiranës është ngritur një çadër për të mbledhur sa më shumë nga këto materiale, me qëllim që të dërgohen në Turqinë, e shkatërruar nga tërmeti. Thirrja është bërë nga kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ku shkruan “Dhuro për popullin turk”.
Ky tërmet në Turqi dhe Siri ka qenë ndër më shkatërrimtarët me mbi 23 mijë viktima, mijëra të plagosur dhe qytete të shkatërruara.
Më herët, OBSH ka ngritur alarmin se vendi mund të përballet më një katastrofë më të madhe humanitare pasi mungojnë ushqimet dhe qytetarët janë në të ftohtë, jashtë të ekspozuar dhe përballë viruseve.