Dy persona janë vënë në pranga në Kapshticë pasi po tentonin të trafikonin armë zjarri dhe municion, nga Shqipëria në drejtim të Greqisë.
Të arrestuarit janë Xh. H., 41 vjeç (i dënuar më parë për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”) dhe M. V., 40 vjeç.
Policia ka sekuestruar gjatë kontrollit të automjetit tip “Benz”, 3 armë zjarri automatik, 1 pistoletë, krehra të armëve të zjarrit dhe një sasi municioni luftarak.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.