Bashkia e Tiranës dhe Policia e Shtetit kanë publikuar planin e masave për mbarëvajtjen e festimeve të “Ditës së Verës”.
Që prej të hënës, rrugët pritet të mbyllen për qarkullimin e automjeteve nga ana e autoriteteve.
Më datë 13 mars nga ora 07:00 deri në datë 14 mars orën 18:00, sheshi “Nënë Tereza” parashikohet të jetë i mbyllur.
Më datë 14 mars nga ora 08:00 deri në orën 16:00, katër bulevarde do të jenë po ashtu të mbyllura: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” nga Ministria e Brendshme deri në fillim të “Ish Hotel Dajti”; Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” nga ura e ish Hotel Dajtit deri në kryqëzimin me rrugën “Ismail Qemali”; Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” nga kryqëzimi me rrugën “Ismail Qemali” deri në kryqëzimin me rrugën “Gjergj Filipi”; Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” nga kryqëzimi me rrugën “Gjergj Filipi”.
Nga kjo mbyllje do të përfshihet edhe segmenti i rrugës “Myslym Shyri” nga kryqëzim i Gjykatës së Lartë me dalje në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe rruga “Ibrahim Rugova” nga kryqëzimi me rrugën “Ismail Qemali” deri në kryqëzimin me Bulevardi “Bajram Curri “.
Mes të tjerash, parashikohet edhe kufizimi i qarkullimit të automjeteve nga data 13 mars ora 12:00 deri në datën 14 mars në orën 23:00, në rrugën “Ibrahim Rugova”.
Qarkullimi i automjeteve, mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të bëhet sipas planit të lëvizjes më poshtë: Në rrugët “Lek Dukagjini”, rruga “Ibrahim Rugova”, rruga “Abdyl “Papa Gjon Pali II”, në Bulevardin “Zhan D’ Ark dhe Bulevardin “Bajram Curri”.
Për segmentin e rrugës “Myslym Shyri” nga kryqëzimi i Gjykatës së Lartë me drejtim dalje në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Në kryqëzimin e rrugës “Myslym Shyri” me rrugën “Dëshmorët e 4 Shkurtit” drejtim i detyruar djathtas.
Itinerari i lëvizjes së mjeteve të linjave urbane do të vazhdojë lëvizjen si më poshtë: Të gjitha linjat që kalojnë në rrugën “Abdi Toptani” të devijojnë në rrugën “Dëshmorët e 4 Shkurtit” me drejtim bulevardin “Bajram Curri.
Ndërsa linja “Tirana e Re” do të devijojë tek sheshi “Wilson” dhe tek Bulevardi “Zogu I”.