Ditën e Verës sot do të sjellë kushte atmosferike të qëndrueshme në të gjithë territorin e vendit. Nuk priten reshje në asnjë qark.
Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, për momente të shkurtra deri e fortë, kryesisht në bregdet dhe në zonat malore. Temperaturat parashikohen në zonat malore 1 deri në 13°C, në zonat e ulëta 6 deri në 18 °C dhe në zonat bregdetare 7 deri në 17°C.