I dërguari special i BE-së për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak e ka cilësuar asociacionin si kusht për marrëveshje mes dy vendeve.
Lajçak ka përsëritur disa herë se duhet të formohet asociacioni i Komunave Serbe dhe ka theksuar se pa të, nuk do të ketë marrëveshje.
“Qëllimi, nuk është që dikush të fitojë apo të humbasë. Qëllimi është të kërkojmë një situatë të favorshme dhe të hapim derën evropiane”, ka thënë ai.
Nga ana tjetër, edhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës është i një rëndësie të madhe. Duke u ndalur në zgjerimin e Ballkanit Perëndimor, Von der Leyen tnënvizoi se një gjë e tillë ka rëndësi gjeostrategjike.
Nisur nga kjo, në takimin në Ohër, Lajçak thotë se synohet të arrihet një marrëveshje që ka një mbështetje të tillë nga BE-ja që, siç theksoi, nuk e kujton në të kaluarën.